Dimitris Avramopoulos, Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, tha se situata aktuale në Mesdhe nuk mund të vazhdojë
Ministrat e vendeve të BE-së të martën u takuan në Luksemburg për të diskutuar gjetjen e një zgjidhje afatgjate për valën e migrimit me të cilën po ballafaqohet Evropa.
Duke folur para gazetarëve para fillimit të takimit Dimitris Avramopoulos, Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, tha se situata aktuale në Mesdhe nuk mund të vazhdojë.
“Ne nuk mund të përpiqemi të gjejmë zgjidhje ad hoc. Neve kemi nevojë për mekanizëm afatgjatë”, tha Avramopoulos.
Ai tha se plani i propozuar nga Italia, Gjermania, Franca dhe Malta në takimin e fundit të mbajtur në Maltë muajin e fundit, do të diskutohet gjatë takimit.
Mini-samiti i mbajtur për migracionin arriti një marrëveshje për një sistem të përkohshëm të vendeve që pranojnë azil-kërkues.
Sipas OKB-së, rreth 80 mijë refugjatë dhe emigrantë kanë arritur së fundmi në Evropë në vitin 2019, ndërkaq 1071 kanë humbur jetën ose janë zhdukur gjatë rrugëtimit të rrezikshëm. /AA
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë prej...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona