Google ADS

Vendet e Afrikës vaksinat kundër COVID-19 do t’i marrin gjatë vitit të ardhshëm

14:27 | 10 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Vaksinat fillimisht do të zbatohen tek punonjësit e shëndetësisë, ndërsa më pas të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Shtetet në kontinentin e Afrikës, qasje ndaj vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) do të kenë duke filluar nga viti 2021.

E dërguara e posaçme e Unionit të Afrikës dhe kandidatja për Drejtore të Përgjithshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ngozi Okonjo-Iweala dhe ministri i Jashtëm i Nigerisë, Geoffrey Onyeama, zhvilluan një takim të mbyllur për media në kryeqytetin Abuja.

Okonjo-Iweala, në deklaratën pas takimit tha se, vendet e Afrikës do të kenë qasje për vaksinat ndaj COVID-19 ka fundi i muajit janar të vitit 2021.

“Edhe një person nëse është kontraktuar me virusin COVID-19 askush nuk është i sigurt. Prandaj vendet e varfra si dhe vendet si Nigeria me të ardhura mesatare të ulëta këtë (vaksinën ndaj COVID-19) duhet ta marrin sa më shpejtë”, vlerësoi ajo.

Ajo theksoi se vaksinat fillimisht do të zbatohen tek punonjësit e shëndetësisë, ndërsa më pas të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Okonjo-Iweala bëri të ditur se Organizata Botërore e Shëndetësisë, Koalicioni për Gatishmëri ndaj Pandemisë dhe komuniteti ndërkombëtar janë në bashkëpunim për të mundësuar shpërndarjen e shpejtë dhe të përshtatshme të vaksinave të COVID-19 tek vendet e varfra dhe në zhvillim.

Afrika ka nevojë për të paktën 750 milionë doza të vaksinës COVID-19

Ndërkohë, kreu i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, John Nkengasong, në një konferencë për media njoftoi se të paktën 60 për qind e 1,2 miliardë njerëzve në Afrikë duhet të imunizohen me vaksinën kundër COVID-19 për të dalë efektive.

“Me këtë llogari, Afrika do të ketë nevojë për të paktën 750 milionë doza të vaksinave COVID-19”, tha Nkengasong.

Ai njoftoi se çdo person do të ketë nevojë për dy doza, një të antidotit dhe një tjetër për rritjen e imunitetit, kështu që shuma e përgjithshme e kërkuar e dozave mund të jetë mbi 1 miliardë.

“Rreth 5 deri në 7 për qind të dozave të vaksinës mund të harxhohen gjatë procesit”, shtoi Nkengasong, duke shtuar se Afrika do të përdor një kombinim të burimeve financiare për të blerë vaksina, përfshirë një paketë mbështetjeje prej 12 miliardë dollarësh nga Banka Botërore.

Ndryshe, në kontinentin e Afrikës deri më tani mbi 2 milionë e 320 mijë persona janë infektuar me virusin, kurse rreth 55 mijë kanë humbur jetën./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme