Mbyllja e televizionit Al-Jazeera, ulja e nivelit të marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe mbyllja e bazës ushtarake turke janë disa nga 13 kërkesat, të cilat shtetet arabe i kanë dërguar Katarit për miratim.
Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni i kanë dërguar Katarit listën me kërkesa, të cilat duhet përmbushur në afat prej dhjetë ditësh nëse dëshiron t’i hiqen sanksionet diplomatike dhe ekonomike, të cilat janë vendosur para dy javësh,.
Katari ka hedhur poshtë akuzat e vendeve arabe se po e financon terrorizmin dhe po destabilizon rajonin.
Kërkesat shtetit të Katarit ia ka dërguar Kuvajti, i cili është ndërmjetës në zgjidhjen e krizës. Autoritetet e Katarit nuk kanë komentuar kushtet e vendosura nga vendet arabe, por më herët shefi i diplomacisë së këtij vendi Muhamed bin Abdulrahman al Tani kishte deklaruar se nuk do të ketë negociata derisa të mos hiqen të gjitha masat ndëshkuese.
Në mesin e kërkesave janë disa kushte, për të cilat Katari ka bërë me dije se nuk do t’i përmbushë, siç është shuarja e Al-Jazeera. Vendet arabe kërkojnë nga Katari që të paguajë kompensimet për humbjen e jetës dhe humbjet tjera financiare, të cilat i ka shkaktuar politika e Katarit gjatë viteve të kaluara. Shuma e kompensimit, siç thuhet, do të konfirmohet në koordinim me Katarin.
Katari duhet të ndalojë financimin e të gjitha grupeve ekstremiste, të cilat SHBA i konsiderojnë si terroriste, përfshirë Shtetin Islam, Vëllazërinë Myslimane, Hezbollahun libanez dhe degën e Al-Kaidës në Siri, të njohur si fronti Nusra.
Nga Katari kërkohet që të mbyllë përfaqësitë diplomatike në Iran, të dëbojë nga shteti pjesëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit dhe të respektojë sanksionet amerikane të vendosura ndaj Iranit.
Në listë kërkohet edhe ndalimi i bashkëpunimit ushtarak me Turqinë brenda vendit dhe harmonizimi i politikave ekonomike, ushtarake, sociale, politike me Këshillin për bashkëpunim të vendeve të Gjirit Persik, grup rajonal ky i cili është krijuar me qëllim të luftimit të ndikimit të Iranit.
Nëse Katari pranon kërkesat, lista do të rishikohet një herë në muaj gjatë vitit të parë, pastaj çdo tre muaj gjatë vitit të dytë. Zbatimi i kërkesave do të vëzhgohet përgjatë dhjetë viteve të ardhshme.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen