Vendet anëtare të BE-së me sanksione të reja ndaj Rusisë

11:28 | 9 Mars 2022
A. B.

Vendet anëtare të BE-së ranë dakord për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, ku përjashtuan tri  banka Bjelloruse nga Swift.

Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për sanksione të reja kundër liderëve dhe oligarkëve rusë për pushtimin e saj në Ukrainë, raporton Reuters, transmeton arbresh.info

Presidenca franceze e BE-së tha se anëtarët miratuan sanksionet në një takim dhe se ato do të miratohen zyrtarisht nga Samiti i BE-së të enjten dhe të premten në Versajë.

Ata thanë se masat e reja sqarojnë pyetjet mbi kriptovalutat, përjashtojnë tre banka Bjelloruse nga Swift dhe synojnë sektorin detar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme