“Vëllau i Putinit”, Steven Seagal flet për luftën në Ukrainë

22:24 | 1 Mars 2022
Trina Galanxhi

Aktori i njohur dhe mjeshtri i arteve marciale, Steven Seagal, i cili njihet edhe si një mik i ngushtë i Presidentit rus, Vladimir Putin, ka folur për pushtimin rus në Ukrainë.

“Shumë prej nesh kanë miq dhe familje, si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë. Unë i shikoj të dyja palët si një familje dhe me të vërtetë besoj se është një ent i jashtëm që shpenzon shumë para për propagandë dhe provokim të dy vendeve që të jenë në konflikt me njëri-tjetrin. ”, tha ai për Fox News, transmeton portal arbresh.info

“Lutem që të dyja vendet të vijnë në një zgjidhje pozitive dhe paqësore me të cilën ne mund të jetojmë dhe të përparojmë së bashku, në paqe”, përfundoi ai.

Në vitin 2013, Seagal tha se Vladimir Putin është një nga liderët më të mëdhenjë në botë.

Pas këtij komenti, Ukraina e ndaloi hyrjen e aktorit në vend për pesë vjet, pasi edhe ai në vitin 2017 morri nënshtetësi ruse.

Seagal u emërua nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse në 2018 si i dërguar special për marrëdhëniet humanitare me Shtetet e Bashkuara, dhe vitin e kaluar aktori udhëtoi në Venezuelë si përfaqësues i Rusisë dhe i dhuroi presidentit një shpatë samurai.

Seagal gjithashtu iu bashkua një partie ruse që mbështet Putinin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme