Të vrasësh në emër të nderit; kështu ndodhi në Palestinë, ku të enjten e shkuar një 21-vjeçareje iu mor jeta nga vëllai i saj.
Israa Ghrayen u vra thjesht dhe vetëm se postoi në rrjetet sociale një video së bashku me të fejuarin e saj. Gjesti në fjalë u konsiderua ç’nderues, pasi me personin me të cilin e ndjera u shfaq në kamer, ende nuk ishte celebruar.
Tejmase i nevrikosur, si dhe i urdhëruar nga i ati, vëllai Ihab e dhunoi dhe torturoi të motrën, në shtëpinë e tyre në Bethlehem.
Teksa dhunohej, Israa u përpoq t’i shpëtonte vëllait, por fatkeqësisht ra nga kati i dytë i shtëpisë duke dëmtuar rëndë shtyllën kurrizore. Fill pas kësaj, e gjendur në spital, Israa u shpreh në Instagram se ishte e fortë dhe plot me dëshirë për të jetuar jetën.
“I gjykoftë Zoti ata që duan të më bëjnë keq”, u shpreh ajo.
Në një kohë kur Israa pritej të operohej dhe merrte veten, u sulmua sërish, për të dytën herë. Ndonëse familja vazhdon të mohojë se ka gisht në ngjarje, online u shpërndanë disa video ku viktima lëshonte klithma dhe kërkonte ndihmë, gjatë çasteve të fundit të jetës.
Pavarësisht se kudo në media po akuzohet drejtpërsëdrejti familja për vdekjen e saj, të afërmit thonë se Israa vdiq nga një atak kardiak. Aktualisht është shpërndarë me shpejtësi hashtag- u, #WeAreAllIsraah, ku njerëzit kërkojnë arrestimin e vëllait-vrasës.
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...