Një vëlla dhe një motër në pjesën lindore të Kinës i kanë shpëtuar për një fije floku vdekjes, kur lodra me të cilën po luante djaloshi në apartament shpërtheu.
Pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë shfaq një vogëlush duke u argëtuar me lodrën e tij, nga e cila fillimisht del tym i zi, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë ai dhe motra e tij u larguan me shpejtësi nga lodra e tyre, dhe ajo pas disa sekondave shpërtheu duke krijuar një top të zjarrtë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Hefei në provincën kineze Anhui, ndërsa raportohet se fëmijët kanë shpëtuar pa as lëndimin më të vogël.
Raportohet se ishte bateria e lodrës e cila ishte shkatërruar, dhe si pasojë e një lidhje të shkurtër ka ardhur deri te shpërthimi i fuqishëm. /Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...