Vdesin 8 foshnja në 24 orë, në një spital në Indi

23:42 | 6 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Të paktën tetë foshnja kanë humbuj jetën në një spital në shtetin e Assam, në Indinë veri-lindore, thanë zyrtarët vendas.

Banorët vendas në qytetin e Barpetës fajësuan infrastrukturën e dobët dhe neglizhencën e mjekëve për vdekshmërinë e lartë foshnjore. Megjithatë, autoritetet shëndetësore thanë se ishte rastësi që fëmijët, të moshës nga një ditë deri në dy muaj, të gjithë vdiqën brenda 24 orëve.

Assam ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë së foshnjave në Indi. Ministri i Shëndetësisë i Assam konfirmoi se pesë fëmijë kishin vdekur në Fakhruddin Ali Ahmed në Spitalin e Mjekësisë në Barpeta që nga e mërkura, ndërsa më vonë u konfirmua se edhe tre foshnja të tjera kishin vdekur.

Ministri i Shëndetësisë Himanta Biswa Sarma i tha agjencisë së lajmeve PTI, se fëmijët kishin vdekur për shkak të komplikimeve të rënda mjekësore neo-natalale dhe jo për shkak të neglizhencës njerëzore.

“Unë kam biseduar me mjekët në fjalë dhe më kanë thënë kategorikisht se foshnjat nuk mund të shpëtoheshin, pavarësisht nga kujdesi i tyre më i mirë”, shtoi ministri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme