Të paktën 17 të burgosur kanë humbur jetën në një burg në Venezuelë të premten gjatë një trazire kur të burgosurit tentuan të arratisen, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëntë të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve midis të burgosurve dhe forcave të Gardës Kombëtare Bolivariane (GNB) në burgun Llanos në Guanare.
Ministrja e Burgjeve Iris Varela tha se një grup të burgosurish sulmuan GNB-në dhe plagosën drejtorin e burgut Carlos Toro.
Brigadieri Escarlet Gonzalez Arenas u plagos nga një granatë dore e hedhur drejt forcave të sigurisë, ndërsa Toro u plagos nga një objekt i mprehtë.
Të burgosurit përdorën armë të ndryshme, ndërkaq, disa të cilët kishin arritur të dilnin jashtë u neutralizuan nga forcat e sigurisë.
Forcat e sigurisë komunikuan me udhëheqësin e të burgosurve pasi u kthyen në qelitë e tyre pas përfundimit të përleshjeve.
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...