Të paktën 14 persona janë mbytur kur një anije u fundos në brigjet e jugut të Bangladeshit teksa po transportonte refugjatët e komunitetit Rohingya , thonë zyrtarët.
Barka ishte destinuar për në Malajzi dhe ishte e mbushur me refugjatët Rohingya , i thanë autoriteteve lokale BBC-së, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info
Të gjitha kufomat e gjetura janë gra dhe fëmijë.
Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve AFP se 70 njerëz u shpëtuan e për shumë të tjerë ende nuk dihet për fatin e tyre.
Kujtojmë se, ,në gusht të vitit 2017, aksionet e dhunshme të ushtrisë birmaneze ndaj myslimanëve të komunitetit Rohingya i detyruan qindra mijëra pjesëtarë të këtij grupi që të ikin drejt Bangladeshit. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...