Me 110 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 22.154, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 1.894 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 384.666.
Lari shtoi se 3.708 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 332.131.
Ajo tha se deri më tani në vend janë kryer 3.355.152 teste.
Lari theksoi se kryesisht rajonet Teheran, Mazandaran, Gilan, Qom, İsfahan, Razavi Khorasan, Azerbajxhani Lindor, Kerman, Khorasani Jugor, Semnan, Yazd, Zanjan dhe Qazvin cilësohen si “zona të kuqe” ndërsa rajonet Azerbajxhani Perëndimor, Elborz, Fars, Lorestan, Hurmuzgan, Ardabil, Bushehr, Kermanshah, Kohgiluyeh-Boyer Ahmad, Khorasan Verior, Markazi, İlam, Chaharmahal-Bakhtiari, Golestan dhe Khuzestan janë “zona të rrezikuara”.
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...