Vdesin 10 alpinistë, zhduken 7 të tjerë

15:57 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Dhjetë alpinistë kanë humbur jetën në një ortek bore në pikën më të lartë të Mongolisë, Otgontenger, njofton Agjencia e Mongolisë për Emergjenca Kombëtare.

Trupa e 10 alpinistëve janë nxjerrë nga orteku, ndërsa shtatë alpinistë të tjerë mbesin të zhdukur.

Një grup prej 30 alpinistëve, të moshës mes 30 dhe 50-vjeçare, u godit nga orteku teksa po zbrisnin nga maja 4.021 metra e lartë të dielën në mesditë, raporton AFP-ja.

Operacioni i shpëtimit, që përfshiu 100 persona dhe dy helikopterë, u suspendua në Otgonetenger për shkak të errësirës dhe do të vazhdojë nesër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme