Një turist britanik është gjetur i vdekur në Qipro pasi ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli luksoz.
Pushuesi 45-vjeçar, i paidentifikuar, ishte duke qëndruar në një hotel në Paphos, në bregun jugperëndimor, kur tragjedia ndodhi në mëngjes, raportojnë mediat lokale, transmeton Klankosova.tv.
Policia tha se burri ishte pjesë e një grupi turistësh që kishin pirë deri në orët e para të mëngjesit. Viktima u gjet i vdekur në kopshtin kryesor të hotelit në Kouklia, pasi kishte rënë rreth 10 metra poshtë.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e trupit.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...