Google ADS

Vdes themeluesi i rrjetit militant afgan

08:36 | 4 Shtator 2018
Arbresh.info

Ka vdekur themeluesi i rrjetit militant Haqqani pas disa viteve të vuajtjes nga një sëmundje, bëjnë të ditur talibanët.

Jalaluddin Haqqani ishte një figurë e rëndësishme militante në Afganistan dhe kishte lidhje me talibanët dhe al-Kaidën, transmeton portali arbresh.info.

Djali i tij besohet të ketë marrë kontrollin e grupit më 2001.

Rrjeti Haqqani ishte prapa shumë sulmeve të koordinuara kundër forcave afgane dhe të NATO-s në vitet e fundit.

Nuk kishte detaje në deklaratën për datën dhe as vendin e vdekjes së Haqqanit.

“Ashtu sikurse ai përjetoi vështirësi të mëdha për fenë e Allahut gjatë rinisë së tij dhe shëndetit, ai gjithashtu përjetoi sëmundje gjatë viteve të tij të mëvonshme”, tha një deklaratë nga talibanët afganë.

Thashethemet rreth vdekjes së Haqqanit kanë qarkulluar për vite me radhë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme