Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi është publikuar nga Corriere Sella Sera.
Berlusconi ka ndërruar jetë në spitalin San Raffaele në Milano, ku ishte shtruar për shkak të pneumonisë dhe leucemisë.
Ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne në një spital në Milano. 86-vjeçari nuk ia doli që të fitonte betejën me infeksionin në mushkëri dhe leuceminë.
Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele të Milanos, krah vëllait të tij, Paolo Berlusconi dhe fëmijëve Marina, Eleonora, Barbara dhe Pier.
Shëndeti i manjatit të shquar mediatik që drejtoi tre qeveritë italiane ishte përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit. Ai u rikthye në spital të premten, ku pavarësisht trajtimit, analizat nuk treguan shenja përmirësimi, më pas situata u përkeqësua.
Berlusconi ishte një nga politikanët më të shquar të Italisë, duke bërë një rikthim politik në vitin 2017, pavarësisht nga një karrierë e njollosur nga skandalet seksuale, akuzat e panumërta për korrupsion dhe një dënim për mashtrim tatimor./A2/
Policia e Kosovës shqipton 1805 gjoba në trafik për 24 orë
Përleshje masive në Pejë, 10 personat e përfshirë përfundojn...
Messi zbulon emrat e tre portierëve më të mirë gjatë karrier...
Baerbock: BE-ja nuk do të financojë islamizimin e Sirisë
Rama publikon pamje nga Unaza e Madhe e Tiranës
Nipi vjedh 9 mijë euro nga gjyshja, blen armë me paratë e vj...