Ka vdekur shkrimtarja e njohur Jackie Collins në moshën 77 vjeçare.
Autorja bestseller dhe motra e aktores së famshme Joan Collins, ka ndërruar jetë pas gjashtë vjetëve që kishte filluar të luftojë me kancerin e gjirit, ka bërë të ditur familja e saj.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e të bukurës sonë Jackie Collins e cila ka ndërruar sot jetë si pasojë e kancerit të gjirit”, ka deklaruar familja e saj në një prononcim për People magazine, transmeton arbresh.info.
Collins ka qenë e adhuruar nga familja e saj, shoqëria dhe nga miliona lexues të krijimeve të saj të cilat ajo i kishte filluar 4 dekada më parë.
Libri i parë i Collins “The World Is Full of Married Men” është publikuar në vitin 1968 dhe u bë bestseller i saj i parë.
Ajo raportohet të ketë shitur mbi 500 milionë kopje të novelave ndërkohë që 32 prej tyre janë përkthyer në 40 gjuhë të botës./arbresh.info.
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...