Një pilot ka vdekur të mërkurën gjatë një fluturimi nga Dallasi në Albuquerque, New Mexico, kanë konfirmuar nga kompania e fluturimeve American Airlines.
Boeing 737-800 ishte dy milje nga ulja kur kapiteni shpalli një emergjencë mjekësore, sipas zëdhënësit të aeroportit Albuquerque.
“Ata u ulën pa incidente, u shoqëruan deri te porta dhe u takuan nga personeli mjekësor,” tha ai
Asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar.
American Airlines e kanë identifikuar pilotin si oficeri i parë William “Mike” Grubbs.
Mediat amerikane citojnë zëdhënësen ajrore Polly Tracey të ketë thënë
“Ne jemi duke u kujdesur për familjen dhe kolegët e oficerit të parë Grubbs dhe mendimet dhe lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe”.
Në vitin 2015, një pilot amerikan vdiq pas një urgjence mjekësore në një fluturim gjatë natës nga Phoenix në Boston.
Fluturimi u zhvillua në mënyrë të sigurt nga bashkë-piloiti nga Syracuse në New York.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës