Google ADS

Vdes pasi i ngec koka në ulësen e kinemasë

09:24 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Një person ka humbur jetën, pasi u ngujua në një karrige elektrike në kinemanë Vue në Birmingham.

Siç merret vesh, koka e viktimës është thërrmuar kur ai po bënte përpjekje të merrte telefonin nga toka, transmeton portali arbresh.info.

Kineasti u bllokua, pasi mbajtësja elektrike e këmbëve iu mbërthye në kokë. Ai ishte ulur në ulëset e klasit të artë në kinemanë luksoze.

Mezi arriti të lirohet nga partneri i tij dhe stafi i kinemasë kur edhe u dërgua në spital. Kinemaja Vue konfirmoi që pas kësaj ai ka ndërruar jetë. Këshilli i qytetit Birmingham ka nisur hetimet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme