Vogëlushja palestineze 5-vjeçare, prindërit e së cilës ushtria izraelite nuk i lejoi të shkojnë me të në operacion, ka ndërruar jetë, raporton Anadolu Agency (AA).
Vogëlushja palestineze nga Gaza, Aisha Lulu, e cila më në fund mori leje për udhëtim në Kuds për shkak të një operacioni të komplikuar në tru, u detyrua të udhëtojë e vetme pasi që autoritetet izraelite refuzuan t’u japin leje prindërve të saj për ta shoqëruar.
Ajo vuante nga një sëmundje në tru dhe vdiq menjëherë pas operacionit.
Aisha u detyrua të luftojë vetëm me sëmundjen, në një injorim të pamëshirshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare, traktatet e të drejtave të njeriut, të drejtat e fëmijëve, të drejtën për shëndet dhe qasje në shërbimet shëndetësore në mënyrë të sigurtë.
Për shkak të rrethimit të Gazës nga viti 2007, qindra pacientë palestinezë kanë vdekur pasi që u penguan për trajtim adekuat. Spitalet në Gaza ende nuk janë pajisur si duhet ndërsa palestinezët e sëmurë duhet të udhëtojnë në Izrael apo jashtë vendit për shkak të pamundësisë së kurimit në Gazë.
Muajin e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se nga 2004 kërkesa të parashtruara nga pacientët në mars për leje izraelite për kalim me qëllim të trajtimit jashtë Rripit të Gazës së rrethuar, u miratuan vetëm 1.293 (65 për qind) nga numri i përgjithshëm ndërsa 74 kërkesa u refuzuan, përfshirë edhe katër fëmijë nën 18 vjeç.
Dje në Gjenevë OBSH miratoi rezolutën të titulluar: “Kushtet shëndetësore në territorin e pushtuar palestinez, përfshirë edhe Kudsin Lindor dhe Golanin sirian të pushtuar”.
Rezoluta e mbështetur me 96 vota, 11 kundër dhe 21 të përmbajtur, bën thirrje për mbështetje të shërbimeve palestineze të shëndetësisë dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor në territoret e pushtuara palestineze, përfshirë edhe Kudsin Lindor.
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...