Prokurorët gjermanë kanë bërë të ditur se “kontabilsti i Aushvicit” ka vdekur.
Prokurori i Hannover, Kathrin Soefker ka deklaruar se avokati i Oskar Groening e ka lajmëruar atë mbi vdekjen e tij, transmeton portali arbresh.info
Vdekja e 96-vjeçarit Groening u njoftua të hënën nga gazeta gjermane Der Spiegel.
Groening u dënua në Lueneburg në vitin 2015 si një ndihmesë për vrasjen e 300,000 hebrenjve. Të gjitha ankesat e tij u refuzuan dhe së shpejti ai pritej të përballej me dënimin me burg.
Groening dëshmoi në gjyqin e tij se ai mbikqyri mbledhjen e sendeve të të burgosurve dhe siguroi gjëra me vlerë dhe paratë u ndanë për t’u dërguar në Berlin. Ai tha se ai ishte dëshmitar i mizorive individuale, por se nuk ka pranuar që të marrë pjesë në ndonjë krim./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...