Nëna e një vjeçarit që vdiq pasi u lidh nga shiriti i roletave, ka thënë se ndihet e tmerruar dhe e shkatërruar nga tragjedia.
Natasha Ogden, nga Oldham, Greater Manchester, tregoi si e la djalin e saj Kane Davidson duke luajtur në shtëpi me vëllanë e tij për një moment të shkurtër për të shkuar në banjë.
Kur u kthye pas vetëm disa sekondash, ajo tha se djali ishte zhdukur, raporton Manchester Evening News, transmeton arbresh.info.
Natasha eci rreth shtëpisë para se të dallonte reflektimin e tij në dritaren e dhomës së saj dhe mendoi se djali po luante fshehurazi. Por për dëshpërimin e saj, Kane u ngatërrua në shiritin e roletave.
Britmat rrëqethëse të Natashës u dëgjuan nga një fqinj i cili e ndihmoi ndërsa priste që të vinin mjekët. Por në kohën kur Kane i vogël u transferua në Spitalin e Fëmijëve të Manchesterit, tashmë ishte tepër vonë pasi ai kishte pësuar traumë në tru dhe ishte futur në koma.
Sipas mjekëve lëndimet ishin aq të rënda sa kishte pak shanca për të mbijetuar dhe nuk mund të bënin asgjë më shumë./arbresh.info/
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...