Google ADS

Vdes nga sëmundja që e mori nga macja

11:44 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

Një grua japoneze ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rriqrave që e ka marrë nga një mace.

Ky rast duket se shënon edhe transmetimin e parë të tillë nga gjitarët tek njerëzit, transmeton portali arbresh.info.

Ministria japoneze e shëndetësisë ka thënë se gruaja në të 50-tat ishte duke e ndihmuar një mace të sëmurë kur u kafshua.

Dhjetë ditë më vonë, ajo vdiq nga ethet e rënda hemorragjike me Sindromin e Tromobcitopenit (SFTS), i cili bartet nga rriqrat.

Me mungesë të pickimit nga rriqra, mjekët supozojnë që sëmundja mund të jetë transmetuar nga macja e infektuar.

macja

Ethet e rënda me Sindromin e Trombocitopenisë (SFTS) është një sëmundje infektive relativisht e re që del në Kinë, Kore dhe Japoni.

Virusi thuhet se ka vdekje deri në 30% dhe është veçanërisht i rëndë në njerëz mbi 50 vjeç./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme