Një person në Serbi, i cili u infektua nga virusi i Nilit Perëndimor (WNV) i transmetuar nga pickimi i mushkonjave, ka humbur jetën në Beograd.
Në njoftimin nga Agjencia e Shëndetit Publik të Beogradit thuhet se në vend janë hasur 11 raste të rënda të virusit WNV, ndërsa 80 për qind e atyre që e kanë marrë virusin i kanë mbijetuar sëmundjes me simptoma të lehta dhe 20 për qind kanë simptoma të ngjashme me infeksionin e gripit si temperaturë e lartë, dhimbje koke, dobësi dhe të vjella.
Në njoftim theksohet se një person me sëmundje infektive ka ndërruar jetë për shkak të virusit WNV.
Përveç kësaj, në njoftim paralajmërohet publiku që të marrë masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga mushkonjat.
Virusi i Nilit Perëndimor
Derisa nuk ka vaksinë për t’u mbrojtur kundër virusit të Nilit Perëndimor, i cili zakonisht transmetohet nga pickimi i mushkonjave “Culex”, rekomandohet mbrojtja ndaj tij.
Thuhet se periudha e inkubacionit nga momenti i pickimit të mushkonjave varion nga 2 deri në 14 ditë dhe kjo periudhë rritet në 21 ditë tek ata me imunitet të dobët. Thuhet se rreth 80 për qind e personave të infektuar me virusin nuk kanë asnjë simptomë dhe rreth 20 për qind e pacientëve kanë simptoma të tilla si ethe, dobësi, nauze-vjellje, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore.
Rastet e virusit WNV gjenden kryesisht në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore.
Aksident mes dy veturave në Greme të Ferizajit, lëndohet një...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut të gatshme për thellimin e bas...
Flet Atilla pas largimit: Fitova pak famë, u relaksua situat...
“Ta njohë dosjen që e ki në Suedi”, Mialim Zeka e ‘godet’ At...
Më shumë se 130 shtëpi të shkatërruara nga zjarret në Kalifo...
Mbjelljet vjeshtore kanë kaluar fazën optimale