Ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari ka vdekur sot në moshën 86-vjeçare.
Lidhur me këtë bën me dije Zyra e Presidentit të Republikës së Finlandës, shkruan mediumi finlandez Ilta-Sanomat, transmeton Arbresh.info
Ahtisaari ka ndërruar jetë sot, të hënën në orën 06:40 në Helsinki.
Ahtisaari ishte presidenti i dhjetë i Finlandës.
Ai mbajti detyrën në vitet 1994–2000. Para presidencës së tij, ai ka mbajtur disa funksione të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në OKB.
Pas presidencës së tij, Ahtisaari themeloi organizatën e paqes CMI – Martti Ahtisaari Peace Foundation dhe shërbeu si negociator dhe ndërmjetës për paqen në pozitat ndërkombëtare.
Ahtisaari u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008 për punën e tij afatgjatë për paqen.
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon