Google ADS

Vdes në moshën 119-vjeçare personi më i vjetër në botë

12:29 | 25 Prill 2022
A. B.

Kane Tanaka, gruaja japoneze e regjistruar si personi më i vjetër në botë, ka vdekur në moshën 119-vjeçare, raportoi “Independent” të hënën.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se Tanaka vdiq nga pleqëria në spitalin e qytetit Fukuoka në perëndim të Japonisë, të martën e kaluar.

E lindur më 2 janar 1903, Tanaka u fut në Librin e Rekordeve Botërore Guinness si personi më i vjetër i gjallë më 2019.

Ajo ka jetuar në një shtëpi pleqsh dhe deri vonë ishte në gjendje relativisht të mirë shëndetësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme