Shërbimi i burgjeve ruse ka raportuar se kritiku dhe kundërshtari i Putinit, Alexei Navalny ka vdekur.
“Më 16 shkurt 2024, në koloninë nr. 3, i dënuari A. Navalny nuk u ndje mirë pas një shëtitjeje, duke humbur vetëdijen menjëherë”, thuhet në një deklaratë, shkruan SkyNews.
“Menjëherë kanë mbërritur punonjësit mjekësorë të institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës. Janë kryer të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive. Mjekët e Urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit”, thuhet në përfundim.
Navalny u arrestua në vitin 2021, pasi u shërua nga një tentativë helmimi që ishte e lidhur me shërbimin e sigurisë FSB të Moskës./euronews.al
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp