Një zëvendësministër rus i Arsimit, ka vdekur gjatë një fluturim kthimi nga Kuba.
Ai raportohet se po merrte pjesë në takime si pjesë e një delegacioni qeveritar.
Pyotr Kucherenko, 46 vjeç, thuhet se u sëmur rëndë në fluturimin gati 12-orësh të kthimit në shtëpi.
”Piloti bëri një ulje emergjente në Rusinë jugore për ndihmë mjekësore; megjithatë, mjekët nuk mundën t’i shpëtonin jetën Kucherenkos”, specifikohet sipas rferl.
Shkaku i vdekjes së tij nuk u bë i ditur menjëherë.
Kucherenko po udhëtonte me zëvendëskryeministrin Dmitry Chernyshenko dhe Andrei Guskov, zëvendësdrejtor i departamentit të Ministrisë së Jashtme ruse për Amerikën Latine.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës