Vdes modeli 26 vjeçar gjatë sfilatës

16:00 | 28 Prill 2019
L G

Tales Soares, 26 vjeçar, ishte i sëmurë gjatë kohës sa po mbahej java e modës, dhe po përdorte medikamente, raporton Daily Mail.

Modeli i cili kishte përdorur medikamente për sëmundjen e tij para se të dilte në skenë, u dërgua shpejtë për në spital, ku edhe u shpall i vdekur.

Mysafirët në fillim menduan se ai u rrëzua dhe do të ngritët përsëri, por kur u kuptua se nuk është në vetëdije, stafi mjekësor nxitoi për t’i dhënë ndihmën e parë.

Në llogarinë e Instagramit të organizuesve, shkruhet: ‘Zoti të mirëpret me krahë të hapur. Jeta është e vështirë, dhe të gjithë jemi kalimtarë. Shumë të pikëlluar”.

Në deklaratën për media të organizatorëve, ata nuk dhanë detaje më të hollësishme mbi arësyet pse ka ndodhur ngjarja.

https://www.facebook.com/diariodonordeste/videos/316551079023732/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme