Një mjek kinez lëkura e të cilit ishte nxirë pasi ishte sëmurë rëndë me COVID-19, ka vdekur pasi ka luftuar me sëmundjen për gati pesë muaj.
Mjeku Hu Weifeng, që u infektua gjatë punës në janar, ka ndërruar jetë në një spital në Wuhan, te burimi i koronavirusit të ri, ka shkruar uebfaqja kineze “The Paper”.
42-vjeçari ishte trajtuar në intensivë për disa muaj, para se të vdesë për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.
Hu, një urolog, ishte kolegë i Li Wenliangut, mjekut që ishte qortuar nga policia pasi kishte alarmuar për virusin dhe më pas vdiq nga sëmundja.
Të dy mjekët kanë punuar në Spitalin Qendror në Wuhan.
Së paku pesë mjekë në këtë spital kanë vdekur. Nga spitali më herët ishte thënë se ndryshimi i ngjyrës së lëkurës që i ndodhi mjekut Hu ishte për shkak të një antibiotikut që kishte marrë ai për t’u trajtuar.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...