Ministrja i Austrisë për shëndetin dhe gratë, Sabine Oberhauser, ka vdekur nga kanceri abdominal.
Oberhauser, 53 vjeçare, u bë ministre në vitin 2014 dhe vazhdoi si ministre e shëndetësisë, kur Christian Kern mori koalicionit në vitin 2016, transmeton arbresh.info.
Me një sfond prej një sindikalisti, ajo ishte mbrojtëse e të drejtave të grave dhe në vitin 2016 mori rolin si ministre për gratë, kohë kjo kur ajo tashmë e dinte për sëmundjen e saj, për të cilën ajo foli hapur, teksa vazhdoi detyrat ministrore.
Më 15 shkurt, Oberhauser, e cila ishte gjithashtu pediatre e trajnuar, tha se kolegu i saj nga partia Social Demokrate, Ministri i Punëve Sociale, Alois Stoeger e zëvendësoi atë teksa ajo po trajtohej nga peritonit.
“Kushdo që ka qenë me fat të njeh Sabine Oberhauser, e dinte se ajo ishte një grua me vlera”, u tha për të ndjerën./Arbresh.info
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...