Vdes lideri i Samsung dhe njeriu më i pasur në Korenë Jugore

00:16 | 26 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Li Kun-hee, lideri i kompanisë së njohur Samsung, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.

Lee vlerësohet se ka transformuar biznesin e vogël të themeluar nga babai i tij në Samsung-un e sotëm, një gjigant ekonomik global që operon në fusha që variojnë nga prodhimi i elektronikës, përmes sigurimeve, deri te transporti, transmeton portal arbresh.info

Ai konsiderohet njeriu më i pasur në Korenë Jugore, me një pasuri rreth 21 milionë dollarë, sipas Forbes.

Shkaku i saktë i vdekjes nuk është deklaruar dhe kompania njoftoi se Lee ndërroi jetë i rrethuar nga anëtarët e familjes së tij.

Lee iu bashkua biznesit familjar në vitin 1968, morri kompaninë në 1987 pas vdekjes së babait të tij dhe e transformoi atë, nga një kompani që prodhonte produkte të lira, me cilësi të ulët në një prodhues me famë botërore të elektronikës cilësore.

Njeriu i parë i Samsung do të mbahet mend për fjalinë që ai u drejtoi punonjësve të tij në 1993: “Le të ndryshojmë gjithçka, përveç grave dhe fëmijëve tanë”./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme