F.W. de Klerk, presidenti i fundit i kohës së aparteidit në Afrikën e Jugut dhe lojtari kryesor i shtetit gjatë tranzicionit në demokraci, ka vdekur në moshën 85-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin.
De Klerk, i cili ka qenë udhëheqës shteti në periudhën shtator 1989 dhe maj 1994, është diagnostikuar me kancer më herët gjatë këtij viti, ka njoftuar Fondacioni i tij, shkruan bbc transmeton arbresh.info
“Ish-presidenti FW de Klerk ka vdekur në paqe në shtëpinë e tij në Kejp Taun më herët në mëngjes, pas betejës me kancer”, ka thënë Fondacioni që mban emrin e tij,
De Klerk ka qenë figurë kontroverse në Afrikë Jugore.
Ai është fajësuar për dhunë kundër afrikanëve me ngjyrë ndërsa nga personat e racës së bardhë është parë si tradhtar.
De Klerk ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1993, bashkë me Nelson Mandelën për përpjekjet e tyre që të bashkojnë një shtet të ndarë pas disa dekadave të aparteidit.
Mandela është bërë më pas president i Afrikës Jugore, njëherësh lideri i parë me ngjyrë. /arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës