Vdes gruaja që u qëllua brenda Kongresit pas shpërthimit të kaosit në SHBA

00:40 | 7 Janar 2021
Trina Galanxhi

Gruaja që u qëllua brenda ndërtesës së Kongresit të SHBA-së gjatë trazirave të mërkurën u konfirmua se ka vdekur në një spital të zonës.

Kështu ka konfirmuar për CNN një zëdhënës i Departamentit të Policisë Metropolitane, njofton Klan Kosova.

“Po,  gruaja (e moshës së rritur) që u qëllua brenda Kongresit ka vdekur në një spital të zonës”, tha zëdhënësi Dustin Sternbeck në Departamentin e Policisë Metropolitane

Sternbeck tha se detaje shtesë do të dalin më vonë pasi aktualisht janë duke u bërë hetime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme