Vdes gazetari palestinez i qëlluar në Rripin e Gazës

10:24 | 8 Prill 2018
Arbresh.info
Gazetari palestinez Yasser Murtaja i qëlluar në trazirat e së premtes ka ndërruar jetë sot. Në përplasjet e dhunshme me ushtrinë izraelite janë vrarë disa palestinezë e janë plagosur rreth 1000 vetë.
Goma automjetesh që digjen, gurë dhe të shtëna: Sipas të dhënave të autoritetit shëndetësor palestinez kanë humbur jetën nëntë vetë në përplasjet e dhunshme të së premtes (06.04) në Rripin e Gazës. Mes tyre edhe një gazetar palestinez ndërroi jetë nga plagët dhe një adoleshent. Më shumë se 1000 të tjerë janë plagosur, disa në rrezik jete. Rreth një e treta e të plagosurve janë plagosur me armë, të tjerë patën lëndime për shkak të gazit lotsjellës.
Gazetari i plagosur palestinez Yasser Murtaja, 31 vjeç evakuohet gjatë përleshjeve me trupat izraelite në kufirin Izrael-Gaza, në jug të Rripit të Gazës më 6 prill 2018.

Ndërsa ushtria izraelite bëri fjalë për 10.000 palestinezë, që kanë marrë pjesë në protestat dhe trazirat përgjatë kufirit. Ata dogjën goma makine dhe kanë hedhur gurë në drejtim të Izraelit. Re të zeza tymi mbuluan territorin. Sipas izraelitëve qëllimi ishte të bllokoheshin pamjet për snajperët izraelitë në kufi. Ushtarët izraelitë u sulmuan me shishe me lëndë shpërthyese, ata u kundërpërgjigjën me municion. Ushtria izraelite e ka shpallur zonën kufitare si zonë ushtarake të ndaluar.

Para një jave Hamasi radikal islamik bëri thirrje për “Marshin e Kthimit”, protesta që do të zgjasin gjashtë javë. Ky është shpërthimi më i madh i dhunës që nga viti 2004, ku si pasojë kanë ndërruar jetë 29 palestinezë./DW/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme