Sot në moshën 65 vjeçare vdiq arkitektja e mirënjohur Zaha Hadid. Hadid, ishte pjesëmarrëse në konkursin për dizajnimin e xhamisë kryesore të Prishtinës, por ajo nuk ishte shpallur fituese. E lindur ne Bagdad, e shkolluar në matematikë ne Universitetin Amerikan te Bejrutit dhe për arkitekturë në shkollën prestigjioze “AA School of Architecture” në Londer, ajo ishte femra e parë që fitoi “Pritzker Prize” (shpërblimin më prestigjioz në botën e arkitekturës).
Hadid, po ashtu, ishte e vetmja grua qe fitoi shpërblimin “Gold Medal” te RIBA’s, për kontributin jetësor për profesionin e arkitekturës, si dhe e vetmja grua që fitoi “Stirling Prize” dy herë.
Zaha Hadid, së bashku me Gregg Lynn revolucionuan botën e arkitekturës duke qenë të parët qe e njohën boten e arkitekturës me gjenerimin e dizajnit parametrik ne arkitekturë.
Fondacioni Kosovar i Arkitekturës, nëpërmjet një komunikate ku shpreh ngushëllime në emër të arkitektëve kosovarë, thotë se ajo “në vitin 2013 ne bashkëpunim me studion lokale te arkitekturës Bekim Ramku & OUD+Architects ishte pjesëmarrëse në konkursin për xhaminë kryesore te Prishtinës ku per fat te keq nuk u shpall si fituese.”
“Zaha Hadid Architects” ka gjithsej mbi 400 arkitektë te punësuar ne 5 zyret e kompanisë që gjinden në metropolet kryesore të botës.
“Ne emër te ekipit te Fondacionit Kosovar te Arkitekturës dhe gjithë komunitetit te arkitekteve ne Kosove u janë shprehur ngushëllimet me te sinqerta familjareve dhe bashkëpunëtoreve te saj.”
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...