Ish-koloneli në ushtrinë e Ruandës, Teoneste Bagosora, i cili u quajt “arkitekti” i genocidit në Ruanda në vitin 1994, ka vdekur në një spital në Mali në moshën 81 vjeç.
Gjatë kohës së sundimit të tij, më shumë se 800 mijë njerëz janë vrarë, kryesisht anëtarë të etnive Tutsi dhe Hutus, transmeton portal arbresh.info
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë djali i tij, Akil Bagosora, përmes mediave sociale, raporton AP.
Bagosora po vuante një dënim me 35 vjet burg pasi u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ruandën në Hagë.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008, por pas apelit, dënimi u ul në 35 vjet.
Në 1993, Bagosora mori kontrollin e të gjitha çështjeve ushtarake dhe politike në Ruandë, dhe pozicioni që mbajti i lejoi atij t’i përgjigjet vetëm Presidentit Juvenal Habjarimani.
Kur Presidenti u vra në një sulm ajror, Bagosora mori kontrollin dhe urdhëroi masakrën ndaj Tutsve.
Gjenerali kanadez Romeo Daler, kreu i paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në Ruanda në atë kohë, e përshkroi Bagosora si “krijuesin” e gjenocidit. Pas gjenocidit, Bagosora iku në Kamerun, ku u arrestua në vitin 1996.
Ai u transferua në Tanzani në 1997, dhe gjyqi filloi në 2002 dhe përfundoi në 2007. Bogosora u shpall fajtor për vrasjen e 10 laikëve belgë, si dhe Kryeministrin e Ruandës dhe kreun e Gjykatës Kushtetuese./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...