Agjenti legjendar sovjetik, Juri Drozdov, i cili drejtoi për një kohë të gjatë agjentët që dispononte KGB-ja në Perëndim, vdiq sot në moshën 91-vjeçare, theksoi Shërbimi i Jashtëm Sekret Rus (SVR).
Juri Drozdov ishte agjent i KGB-së (emri i shërbimeve sekrete sovjetike) në Kinë në vitet 1964-1968, në një periudhë tensionesh të larta mes Pekinit dhe Moskës, para se të mbante të njëjtat funksione nga viti 1975 deri në 1979 në Nju Jork, nën mbulimin e zëvendëspërfaqësuesit të përhershëm të ish-Bashkimit Sovjetik në OKB.
Në vitin 1979, ai mori kryesimin e shërbimit të agjentëve klandestinë të KGB-së dhe e drejtoi deri sa doli në pension në vitin 1991.
Në vitin 1979, ai ishte një prej organizatorëve sulmit të përgashëm në pallatin e presidentit Amin në Kabul, që i parapriu pushtimit sovjetik në Afganistan.
Ai krijoi grupin ”Vympel”, i ngarkuar brenda forcave speciale të shërbimeve sekrete të jashtme dhe misionin e sabotimit jashtë vendit.
Edhe pse pjesa më e madhe e biografisë së tij mbetet për momentin sekrete, SVR-ja kishte kërkuar pjesëmarrjen në një ngjarje të njohur të Luftës së Ftohtë, shkëmbimin në vitin 1962 të spiunit sovjetik, William Fischer, alias Rudolf Abel, pas pesë vitesh burg në SHBA me amerikanin Francis Gary Powers, pilot i një avioni spiun rrëzuar nga një raketë sovjetike në vitin 1960 gjatë një fluturimi rikonicioni mbi ish-Bashkimin Sovjetik.
Lindur më 19 shtator 1925 në Minsk, Bjellorusi, Juri Drozdov kishte marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore dhe në marrjen e Berlinit nga forcat sovjetike në vitin 1945.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...