Një adoleshent në Kinë ka vdekur dy ditë pasi u dërgua në një qendër trajtimi ndaj varësisë nga interneti. 18-vjeçari dyshohet se ka pësuar lëndime të shumta. Drejtori i qendrës dhe anëtarët e stafit janë arrestuar nga policia, raporton BBC.
Incidenti ka ndodhur në fillim të muaj gusht në provincën lindore Anhui.
Në Kinë janë përhapur shumë kampet që kanë si qëllim trajtimin e varësisë nga interneti dhe lojrat. Disa qendra janë të njohura për disiplinën e tyre të ashpër ushtarake dhe janë kritikuar për praktikat e ashpra.
Nëna e adoleshentit, me mbiemër Liu, tha se djali i saj kishte varësi serioze nga interneti dhe ajo së bashku me burrin e saj nuk ishin në gjendje ta ndihmonin ndaj vendosën që ta dërgonin në qytetin Fuyang.
Kjo qendër mendohet se përdorte një kombinim të “këshillimit psikologjik dhe trajnimit fizik” për të trajtuar fëmijët për varësinë e tyre në internet, raportoi gazeta Anhui Shangbao.
Zonja Liu tha se djali i saj ishte dërguar atje natën e 3 gushtit dhe dy ditë më vonë u informua se ishte dërguar në spital ku edhe vdiq më vonë.
Shkaku i vdekjes së adoleshentit nuk dihet akoma por prindërit e tij janë shprehur se mjekët që kanë ekzaminuar trupin e tij kanë vënë re 20 lëndime të jashtme në trup, si edhe disa lëndime të brendshme.
“Trupi i djalit tim ishte mbuluar plotësisht me plagë. Kur e dërgova në qendër ishte shumë mirë. Si mund të ketë vdekur brenda 48 orëve?!”-tha zonja Liu.
Sipas BBC, televizioni shtetëror CCTV ka raportuar se drejtori i qendrës dhe katër anëtarë të personelit mësimor janë mbajtur nga policia dhe autoritetet kanë mbyllur qendrën ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Kampet e varësisë janë rritur në numër në të gjithë Kinën në vitet e fundit. Ata mbeten të popullarizuara, pavarësisht nga polemikat në rritje rreth praktikave të disa qendrave, të tilla si rrahja e pacientëve dhe terapia elektroshoke, si dhe një varg incidentesh tronditëse.
Vitin e kaluar, një adoleshente thuhet se vrau nënën e saj pasi e dërguoi në një qendër ku dyshohet se ishte abuzuar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...