Vdes 12-vjeçarja nga koronavirusi në Belgjikë

12:54 | 31 Mars 2020
Arbresh.info

Një vajzë 12-vjeçare belge është bërë viktima më e re e koronavirusit në Evropë.

Autoritetet belge thanë se fëmija ishte më e reja deri tani në vendin ku janë shënuar 700 viktima, transmeton portali arbresh.info.

Zëdhënësi i qendrës kombëtare të krizave, Emmanuel Andre tha se është “një moment emocionalisht i vështirë, sepse përfshin një fëmijë, dhe gjithashtu ka shqetësuar komunitetin mjekësor dhe shkencor”.

Ai shtoi: “Ne jemi duke menduar për familjen dhe miqtë e saj. Është një ngjarje që është shumë e rrallë, por një gjë që na ngre në sy shumë”.

Ai tha se 98 njerëz kishin vdekur me infeksionin gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 705 në një vend me rreth 11.5 milionë njerëz.

Më shumë se 12,705 raste janë konfirmuar deri më tani në Belgjikë.

Andre tha që autoritetet belge presin që përhapja e sëmundjes të arrijë kulmin në ditët e ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme