Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei, duke thirrur ‘vdekje diktatorit’.
Demonstruesit dolën në rrugë këtë të shtunën në Teheran për të protestuar kundër veprimeve të qeverisë iraniane që sollën rrëzimin e një avioni ukrainas dhe vdekjen e 176 pasagjerëve personave
Pas disa ditësh mohimesh, regjimi iranian pranoi se një raketë e lëshuar gabimisht qëlloi avionin të mërkurën.
Një avion i International Airlines i Ukrainës, menjëherë pas ngritjes nga aeroportit Imam Khomeini në Teheran u rrëzua.
Viktimat ishin dhjetëra iranianë, kanadezë, si dhe shtetas nga Ukraina, Britania e Madhe, Afganistani dhe Gjermania.
Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e udhëheqësit suprem, Ali Khamenei duke thirrur “vdekje diktatorit” dhe “poshtë me regjimin e gënjshtrave” dhe “ne duam lirinë”.
Ka pasur disa demonstrata në të gjithë vendin por më e madhja është zhvilluar pranë Universitetit Amir Kabir në Teheran ku sipas burimeve të opozitës iraniane, morën pjesë mijëra vetë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...