Vdekja e një të burgosuri politik, liderit 65-vjeçar të Kashmirit, Ghulam Mohammad Bhat, ka kthyer vëmendjen në gjendjen e të burgosurve të mbyllur në burgje të ndryshme indiane nën ligjin “arrestim parandalues”, raporton Anadolu Agency (AA).
Bhat, një anëtar i shquar prej kohësh i organizatës politiko-fetare të dëbuar ‘Jamaat-e-Islami’, ishte një nga qindra personat e arrestuar nën Ligjin e Sigurisë Publike (PSA,) në përpjekje për të revokuar dispozitat e veçanta të kushtetutës indiane që garantojnë autonomi për rajonin.
Bhat, banor i fshatit Kulangam në rrethin Kupwara, u paraqit në pikën policore lokale më 17 korrik. Një muaj më vonë, familja kuptoi se ai ishte dërguar në një burg shumë më larg, respektivisht në rrethin Allahabd të shtetit indian Uttar Pradesh.
Haneef, i biri i Bhat-it, tha se familja nuk mund ta përballojë të udhëtojë ta takojë atë në burg. Javën e kaluar, dy policë erdhën në shtëpinë e Bhat-it, duke njoftuar të birin e tij se “arrestimi parandalues” i babait të tij ishte ndërprerë për shkak të një sëmundjeje dhe se ai duhet të shkonte ta sjellte babain e tij në shtëpi.
“Një njoftim i tillë i papritur nuk më shqetësoi. Nuk pranova të shkoj i vetëm. Të nesërmen, polici më shoqëroi në Lucknow, kryeqytetin e shtetit Uttar Pradesh. Prej aty shkuam me taksi në burgun në Allahabad dhe rojtari atje na tha se babai im ka ndërruar jetë”, tha Haneef për AA.
Nga katër trupa në morgun e burgut, Haneef identifikoi babain e tij, i cili kishte të veshur të njëjtat rroba si kur shkoi në komisiarit në muajin korrik.
“Sëmundja e vetme që ka pësuar ndonjëherë Bhat ishte një çalim në njërën këmbë si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga torturat gjatë kohës së ndalimit nga ushtria në vitin 1993”, tha për AA i biri i liderit të Kashmirit, Haneef.
– Të afërmit e të burgosurve të tjerë janë të shqetësuar
Atiqa, një e ve 55-vjeçare, tani është e shqetësuar për djalin e saj 25-vjeçar, Faisal Aslam Mir, i cili është dërguar në një burg në rrethin Ambedkarnagar në Uttar Pradesh, rreth 1.500 kilometra nga qyteti i lindjes së tij, Srinagar.
Duke treguar recetat mjekësore të Faisal-it, Atiqa tregon se djali i saj po vuan nga çrregullime bipolare dhe kriza të rastit, gjendje e cila ajo tha se i është zhvilluar gjatë “arrestimit parandalues” dy-vjeçar në vitin 2016.
“Nuk e di nëse ai kurohet dhe i jepet ilaçi. Nuk kam para për të shkuar ta vizitojë atë”, tha ajo.
Faisal, i cili riparon pastruesit e ujit, është shtylla e vetme e familjes së tij.
Irfan Mehraj, një hulumtues në Koalicionin e shoqërisë civile “Xhamu dhe Kashmir”, tha se ai zbuloi shumicën e familjeve të të arrestuar janë në ankth, sepse praktikisht nuk komunikojnë me të burgosurit.
“Kam zbuluar shumë familje që përpiqen të mbledhin para për të vizituar anëtarët e familjes së tyre në burg. Disa kishin marrë para hua. Ata kryesisht i përkasin klasave punuese dhe nuk kanë punë që nga gushti”, tha Irfan.
Main Abdul Qayyom, kreu i Shoqatës së avokatëve të Kashmirit, organ më i madh i avokatëve në rajon, po ashtu është arrestuar nën të njëjtin ligj parandalues.
Shabbir Ahmad Bhat, anëtari ekzekutiv i Avokatëve, tha se familjarët e Qayoom-it e kishin takuar atë së fundmi në burgun Agra në Uttar Pradesh.
“Ai është një diabetik, një veshkë i është hequr. Nivelet e tij të kreatininës në gjak kishin shkuar shumë lart. Ai duhet të marrë një ilaç nëntë herë në ditë. Dhe për shkak të një plage nga armë zjarri, të pësuar shumë vite më parë, ai ka dhimbje kronike në këmbë dhe shpinë”, tha Shabbir.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Indisë, nga mbi 5.100 kashmiras të arrestuar që nga 5 gushti, 260 prej tyre janë dërguar në burgje jashtë shtetit.
Deri në muajin qershor të vitit 2018, të gjithë të arrestuarit nën ligjin PSA u dërguan në burgjet brenda Kashmirit dhe vizitat për familjet e tyre ishin më të lehta. Megjithatë, kohëve të fundit qeveria ndryshoi ligjin PSA, duke lejuar zhvendosjen e të burgosurve jashtë Kashmirit.
Sipas një aktivisti të shquar të të drejtave civile, Parvez Imroz, “vendosja e të burgosurve kashmiras jashtë Kashmirit shkel udhëzimet e Gjykatës së Lartë të Indisë dhe po ashtu edhe ligjin ndërkombëtar”.
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...