Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të dielën se vdekja e liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi shënon një “pikë kthese” në luftën kundër terrorizmit.
Në Twitter, Erdogan tha se Turqia “do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet antiterror .. siç ka bërë në të kaluarën”.
Pas njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump të dielën se Bagdadi ishte vrarë, ministri i jashtëm i Bahreinit e quajti vdekjen një “goditje fatale” për organizatën terroriste.
Shumë ligjvënës amerikanë përshëndetën lajmin për vdekjen e liderit terrorist pas njoftimit të presidentit, por disa nënvizuan sfidat që mbeten në luftën kundër terrorizmit.
“Vdekja e al-Bagdadi është e rëndësishme, por vdekja e këtij udhëheqësi të ISIS-it nuk do të thotë vdekjen për ISIS-in”, tha në një deklaratë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi. “Një numër i luftëtarëve të ISIS-it mbeten në kushte të pasigurta në burgjet siriane, dhe shumë të tjerë në rajon dhe në mbarë botën kanë si qëllim të përhapin ndikimin e tyre duke kryer akte terroriste.”
Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell e quajti ngjarjen “një hap të rëndësishëm për fushatën kundër ISIS-it”.
“Njeriu më i kërkuar në botë është sjellë para drejtësisë. Bota është një vend më i sigurt sot,” tha ai në një deklaratë. “Kjo fitore për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë të shumtë kundër terrorizmit është një hap i rëndësishëm për fushatën kundër ISIS, për të ardhmen e Lindjes së Mesme dhe për sigurinë e popullit amerikan dhe njerëzve të lirë në mbarë botën.” /Voa
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...