Mijëra qytetarë arabë të Izraelit protestuan sot për shkak të krimit në rritje dhe mbrojtjes së dobët të policisë në komunitetin arab izraelit.
Protestat shpërthyen në qytetin arab Tamra në Izraelin verior pas vdekjes së një kalimtari 22-vjeçar në një zjarr kryq policie dhe kriminelësh, ndërsa ai po largohej nga shtëpia e tij, trasmeton portal arbresh.info
Protestuesit mbanin flamuj dhe parulla të bardha me njolla gjaku, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund krimit të përhapur. Shumë akuzojnë policinë për dështimin për të ndaluar bandat kriminale dhe dhunën.
Për shkak të protestës, autostrada kryesore u mbyll për disa orë dhe demonstratat përfunduan vonë pasdite, tha policia.
Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në varrimin e Ahmad Hejazi të vrarë në Tamra këtë javë.
Kishte protesta edhe në qytete të tjera arabe. Të paktën 11 shtetas arabë janë vrarë këtë vit./arbresh.info/
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë