Si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.071 vdekje, në Meksikë 539 dhe në Indi 551.
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.071 vdekje, në Meksikë 539 dhe në Indi 551.
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 39.023 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.839.850 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 1.071 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 71.469.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 366.890 raste dhe 17.702 vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.100.873.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
Presidenti Jair Bolsonaro, i cili njihet me veprimet e tij nënvlerësuese kundër pandemisë tha se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.
Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë “regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19”.
Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 si humbje e shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, Brazili radhitet në vendin e 2-të në botë përsa i përket numrit të rasteve.
– Meksikë, 539 vdekje të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 539 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 34.730. Ndërsa me 6.094 raste të reja është rritur në 295.268 numri i rasteve me COVID-19.
Deri më tani në vend janë shëruar 180.532 persona të prekur me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
– Indi, 551 vdekje të reja nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 28.637 raste të reja duke e rritur në 849.553 numrin e rasteve ndërsa me 551 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 22.674 numri i viktimave nga COVID-19.
Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 534.620 persona.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë përsa i përket numrit të rasteve./AA/
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?