Për shkak të coronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.141 vdekje, në Meksikë 736 ndërsa në Indi 407.
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 39.483 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.288.114 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 1.141 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 54.971.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 248.587 raste dhe 13.759 vdekje nga COVID-19.
Ndërsa në Rio de Janeiro i cili është rajoni më i prekur nga pandemia pas Sao Paulo-s, virusi ka shkaktuar vdekjen e 9.450 personave dhe ka prekur 105.897 të tjerë, transmeton Anadolu Agency.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 të tilla si humbje të shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.
Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë “regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19”.
Meksikë, 736 vdekje të reja nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 736 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 25.060. Ndërsa me 6.104 raste të reja është rritur në 202.951 numri i rasteve me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Indi, 407 vdekje të reja nga COVID-19
Sipas lajmit të NDTV, Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 17.296 raste të reja duke e rritur në 490.401 numrin e rasteve ndërsa me 407 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 15.301 numri i viktimave nga COVID-19.
Deri më tani numri i personave që janë shëruar pas diagnostikimit të tyre me COVID-19 në Indi ka arritur në 285.637 persona.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë për sa i përket numrit të rasteve.
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...