Vazhdon komunikimi ushtarak mes SHBA-së dhe Rusisë

11:17 | 24 Qershor 2017
Arbresh.info

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se janë duke përdorur linjën e komunikimeve me Rusinë, për të anashkaluar përplasjet aksidenatale ajrore gjatë operacioneve të tyre në Siri.

Ky lajm vjen pas një kërcnimi që bëri Moska gjatë kësaj jave se do të ndalte linjën e komunikimeve, pasi një aeroplan amerikan kishte rrëzuar një aeroplan luftarak sirian.

“Linja e komunikimit është e hapur dhe jemi duke e përdorur”, ka thënë koloneli, Ryan Dillon, zëdhënës i koalicionit të forcave ushtarake që përkrahen nga SHBA-ja, me bazë në Bagdad.

Këto forca e luftojnë Shtetin Islamik në Siri dhe Irak.

Pavarësisht paralajmërimeve që ka bërë Rusia për ndërprerje të kontakteve, zyrtarët amerikanë kanë thënë se rusët e kanë njoftuar ushtrinë amerikane për operacionet e tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik, shkruan Rel.

Ky hap mund të shihet si tregues drejt një përmirësimi të mundshëm të raporteve të tensionuara në mes të SHBA-së dhe Rusisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme