Ekipet e shpëtimit përgatiten për ditën e tretë të kërkimit. Janë ende pesë persona brenda shpellës Tham Luang në Tajlandën veriore. Një trajner dhe pesë fëmijë të një ekipi futbolli.
Këtë të hënë, misioni i dytë i shpëtimit, arriti të nxjerrë katër të rinj nga grupi prej 13 për t’i dërguar më pas në spital, transmeton portali arbresh.info.
Me katër të tjerë që janë shpëtuar të dielën, tani numri ka shkuar në tetë, më shumë se gjysma.
Sot, me plan perfekt, qetësi dhe përvojë dhe me suksesin e dy herëve të tjera, do të provohet hera e tretë.
Në misionin e dytë morën pjesë vetëm 18 zhytës, pesë tajlandezë dhe trembëdhjetë kombësi të tjera që kishin marrë pjesë në shpëtimin e së hënës.
Pas një pushimi prej katërmbëdhjetë orësh, të domosdoshme për të depozituar cilindra të reja rezervë ajri përgjatë rrugës, misioni i dytë filloi në orën 11.00, në kohën lokale.
Fëmijët dhe trajneri i tyre u zhdukën me 23 qershor, pasi kishin marrë në stërvitjet e klubit të tyre, Moo Ba.
Pa e lajmëruar askënd, ata vendosën që të shkojnë më biçikleta me shpellë, një atraksion turistik lokal që donin ta eksploronin. Një stuhi e fortë lëshoi një përmbytje që vërshoi grotën dhe bllokoi daljen. Dy ditë më vonë, ekipet e kërkimit gjetën biçikletat e tyre të lidhura akoma me binarët e hyrjes së shpellës.
Ata nuk u gjetën deri më 2 korrik, kur dy marinsa britanikë i lokalizuan ata, të uritur dhe të lodhur, por të gjallë. 400 metra larg pikës së tunelit ku ata pritej t’i gjenin./Arbresh.info/
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës