Trembëdhjetë trupa të tjerë janë zbuluar në Kaliforni, duke e çuar numrin e të vdekurve në 42, thonë zyrtarët.
Mbetjet janë gjetur brenda dhe rreth qytetit të djegur të Paradise, në veri të shtetit, transmeton portali arbresh.info.
Të paktën 228 janë të zhdukur, gjersa zjarri vazhdon të djegë gjithçka që i del përpara.
Rreth 7,200 ndërtesa janë shkatërruar, kurse 15,500 të tjera janë në rrezik.
Zjarri tani ka kaluar katastrofën e 1933 në Griffith P|ark ku patën vdekur 31 persona.
Duke folur në një konferencë shtypi, sherifi i kontesë Butte County, Kory Honea konfirmoi numrin e të vdekurve dhe numri zyrtar është duke u rritur.
Shumë njerëz të tjerë thuhet se nuk mund të gjenden.
Në jug të shtetit, zjarre të tjera vazhdojnë të tërbohen. Zjarri i Woolsey ka pretenduar deri tani dy jetë, pasi dëmtoi vendpushimet e plazhit, duke përfshirë Malibu.
Më shumë se 300,000 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre nëpër Kaliforni.
Presidenti Trump ka deklaruar një “fatkeqësi të madhe” në shtet, duke e bërë ndihmën federale në dispozicion të banorëve të prekur./Arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...