Vazhdojnë tërmetet, tani në Rumani

09:55 | 31 Janar 2020
Arbresh.info

Epiqendra e tërmetit ishte 4 km nga Nereju dhe 153 km nga kryeqyteti.

Një tërmet i fuqishëm ka rënë në Rumani në orën 02.26 të mëngjesit sipas orës lokale, Bukureshti.

Tërmeti ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihtëer. Raportohet se lëkundjet e forta të tokës u ndjenë edhe në Bullgari, Moldavi dhe Ukrainë.

Akoma nuk ka një raportim të saktë mbi dëmet e shkaktuara dhe nuk dihet nëse ky tërmet ka lidhje me tërmetin e rënë në Turqi.

Tërmetet janë shtuar në numër në Gadishullin e Ballkanit dhe në shtetet rreth Detit të Zi. Kujtojmë që rreth para një jave Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm që mori jetën e 41 personave dhe la me qindra të plagosur.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme