Bashkimi Evropian i vazhdoi edhe për gjashtë muaj sanksionet kundër 155 individëve rusë dhe ukrainas, si dhe kundër 44 kompanive, për minimin apo kërcënimin e pavarësisë së Ukrainës.
“Vlerësimi i situatës nuk e justifikon ndryshimin e regjimit të sanksioneve”, tha Këshilli i BE-së në një deklaratë të lëshuar të enjten.
Sanksionet janë vendosur fillimisht në mars të vitit 2014, pas ndërhyrjes së Rusisë në lindje të Ukrainës, në mbështetje të separatistëve atje, dhe pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.
Që atëherë, ato janë ripërtërirë çdo gjashtë muaj.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...